Një thirrje e publikuar në rrjetin social X ka bërë thirrje për hapjen e një fondi për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, transmeton Demos.
Në postim thuhet se, qytetarët mund të kontribuojnë sipas mundësive të tyre, duke theksuar se edhe nga 5 euro, nëse kontribuojnë shumë njerëz, mund të bëhet një shumë e konsiderueshme.
“Pse të mos krijojmë një fond si popull për Krerët e UÇK-së në Hagë?”, thuhet në thirrjen e publikuar në X.





