Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria Kurti: Fikrim Damkën me aktakuzë e mbanë ministër, ndërsa sekretarin me aktakuzë ia pezullojnë nga puna

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 13:10
Qeveria Kurti: Fikrim Damkën me aktakuzë e mbanë ministër, ndërsa sekretarin me aktakuzë ia pezullojnë nga puna

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim sot për pezullim nga puna në shërbimin civil të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë të Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj.

Kjo pasi ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën penale që lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij zyrtare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo është “masë e nevojshme të për garantuar integritetin institucional dhe funksionimin e pandikuar të administratës publike”.

“Kjo është masë e nevojshme të për garantuar integritetin institucional dhe funksionimin e pandikuar të administratës publike duke pasë parasysh që ndaj nëpunësit të kategorisë së lartë drejtuese është i ngritur aktakuzë për procedurë penale për kryerjen e veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit të tij”, tha Kurti.

Por njëjtë nuk është vepruar me ministrin në detyrë të këtij dikasteri, Fikrim Damka, ndaj të cilit po ashtu ka aktakuzë të ngritur për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria Speciale më 4 korrik të këtij viti ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria në njoftimin e saj për aktakuzën ka shkruar se “F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran””.

Më shumë nga Lajme

  • 14:38“Jo në emrin tim” – edhe Këlni ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve
  • 14:37Daut Haradinaj: Deklarata 13 ditë pas aktgjykimit, merr kuptim vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja
  • 14:14Haxhiu: Institucionet të veprojnë të bashkuara, të paraqitet drejtësisht para botës lufta e popullit për liri
  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun