Deputeti i Gripit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nuk ka votuar as Deklaratën e përbashkët për Gjykatën Speciale dhe as Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Para hyrjes në seancë, Geci u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij për këto dy çështje. Ai tha se “qëndrimet e mia tashmë dihen”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Geci më herët ka shprehur publikisht qëndrime të ashpra ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në seancën e 21 prillit 2026, ai e kishte krahasuar fatin e mundshëm të Thaçit me atë të Naim Murselit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

