Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas miratimit të Deklaratës për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se sot, Kuvendi foli me një zë.
“Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit dhe krimeve të rënda të Serbisë, në një kohë kur populli ynë vritej, dëbohej dhe përndiqej nga shtëpitë e veta. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, ka shkruar ajo.


