Qendrim Kryeziu ka reaguar lidhur me disa ndërtime në fshatin Zhazhë, për të cilat pretendon se janë ngritur pa leje dhe në pronë shtetërore nga familjarë të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Sipas Kryeziut, këto ndërtime përfaqësojnë një shembull të keqpërdorimit të pushtetit dhe të trajtimit të pronës publike si pronë private nga njerëzit e afërt me qeverinë.
“Këto shtëpi në fshatin Zhazhë janë pa leje dhe në pronë të shtetit. Ato u ndërtuan nga kushërinjtë e Faton Pecit, derisa ky i fundit ishte ministër i Bujqësisë. Ky ndërtim joligjor dhe duke e dëmtuar natyrën u bë i mundur nga mentaliteti qeverisës i këtij pushteti që e trajton shtetin dhe pronën publike si në ‘bahçe të babës’”, ka deklaruar Kryeziu.
