Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku i reagon Kërçelit: Përballjen politike e keni me mua, sulmi ndaj bashkëshortes është akt burracak

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 22:17
Abdixhiku i reagon Kërçelit: Përballjen politike e keni me mua, sulmi ndaj bashkëshortes është akt burracak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i cili ka pretenduar se familjarë të disa deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e energjisë elektrike.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku i ka cilësuar këto deklarata si shpifje, duke mohuar kategorikisht se bashkëshortja e tij, Albina, ka qenë ndonjëherë e përfshirë në tregtinë e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se është e dhimbshme që bashkëshortja e tij po bëhet shënjestër e deklaratave të tilla për shkak të angazhimit të tij politik.

“Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak. As mandati i deputetit, as mikrofoni i një studioje nuk e mbulojnë këtë betejë të turpshme. Mafia energjetike është plaga më e rëndë e këtij vendi. Për të do të vazhdoj të flas dhe të kërkoj llogari”, ka thënë Abdixhiku..

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

REAGIM NDAJ SHPIFJES

E kam zgjedhur vetë jetën politike dhe përgjegjësitë që vijnë me të. Por është e dhimbshme të shoh bashkëshorten time teksa bëhet shënjestër gënjeshtrash për shkak të angazhimit tim.

Sonte, në emisionin Pressing, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka shpifur ndaj saj. Bashkëshortja ime, Albina, NUK MERRET dhe NUK ËSHTË MARRË KURRË me tregti të energjisë elektrike. Ky pretendim është gënjeshtër e plotë. Është vërtetë dëshpëruese të shohesh se sa lehtë krijohet gënjeshtra publike në këtë vend. Pa patur asnjë lidhje me të!

I lus gazetarët, organizatat e shoqërisë civile e secilin me interes ti drejtohen Zyres së Rregullatorit të Energjisë për të vërtetuar këtë gje me lehtësi.

Shpifjen për herë të parë e kam dëgjuar pas takimeve të para politike për zgjedhjen e Presidentit. E kam parë si betejë të ulët e moçalit tonë. Për këtë shpifje, Albina tashmë ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, iniciatorit të vet shpifjes, dhe pret që gjykata të thotë fjalën e vet. Fatkeqësisht në Kosovë proceset gjyqësore po marrin kohë. Gjithsesi, duket se, kur bëhet fjalë për sulme ndaj meje, bëhen bashkë të gjithë.

Do ta mbështes plotësisht Albinën që të ngrejë një padi të dytë, këtë herë ndaj deputetit Kërçelit. Çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do t’i dedikohet një kauze të mirë. Duke njohur Albinën, kjo kauzë do të jetë vërtetë e mirë.

Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak. As mandati i deputetit, as mikrofoni i një studioje nuk e mbulojnë këtë betejë të turpshme.

Mafia energjetike është plaga më e rëndë e këtij vendi. Për të do të vazhdoj të flas dhe të kërkoj llogari.

abdixhikupolitikekeni

Të ngjashme

Bajrami- Osmanit: Turiste politike, e pa dinjitet, mos gënje

Bajrami- Osmanit: Turiste politike, e pa dinjitet, mos gënje

17:40
Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S'ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S'ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

14:46
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris

21:21
Profesori irlandez: Apeli nuk do t’i shpallë krerët e UÇK-së të pafajshëm – Kjo është Gjykata më politike që njoh

Profesori irlandez: Apeli nuk do t’i shpallë krerët e UÇK-së të pafajshëm – Kjo është Gjykata më politike që njoh

20:12

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale
  • 22:52Quni flet për djalin që u bë ushtar në Kroaci: Ka guxim dhe karakter të fortë