Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Raportin e Progresit, të thirrur nga LDK-ja.
Konjufca është arsyetuar se në periudhën e mbulimit të raportit janë mbajtur tri palë zgjedhje, si dhe ka pasur bllokadë institucionale, me Kuvendin jofunksional dhe Qeveri në detyrë.
Sipas tij, Komisioni Evropian e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me bllokadën politike, e cila ka kufizuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka vonuar reformat strukturore.
“Raporti mbulon nga shtatori 2025 deri në shtator 2026 dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri palë zgjedhje, dy palë të parakohshme dhe një palë komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Raporti konstaton se përgjatë gjithë kësaj periudhe, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës.
Madje, edhe në këtë kohë pati një ndërprerje prej tri javësh, nga 6 marsi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 25 mars. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore. Komisioni e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën. Progresi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike.


