Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Qajnë e vajtojnë te ambasadorët”: KMDLNj reagon pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi, kritikon institucionet

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 18:11
“Qajnë e vajtojnë te ambasadorët”: KMDLNj reagon pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi, kritikon institucionet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për kinse krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kjo bëhet sidomos në kohën e pushimeve verore kur shumë bashkatdhetarë udhëtojnë nëpër Serbi , si rrugë më e shkurtër për Kosovë. Mungesa e bashkëpunimit dhe këmbimi i informatave midis Serbisë dhe Kosovës krijon hapësirë që arrestimet të bëhen në mënyrë arbitrare duke u keqpërdorur për qëllime propagandistike dhe përfitime politike.”

KMDLNJ përmes reagimeve ka kërkuar që të shmangen udhëtimet nëpër Serbi sidomos për ata që në një mënyrë apo tjetër janë pjesë e luftës së fundit.

“Tash, Serbia është në gjendje ta arrestojë çdo shqiptar që është në territorin e Serbisë edhe në rast se nuk ka asnjë lidhje me luftën e fundit. Institucionet e Kosovës përkatësisht Ministria për Punë të Jashtme të vetmin veprim që e bënë është të qajë dhe vajtojë para zyrave të EULEX – it dhe ambasadave të huaja”.

KMDLNJ kërkon që me ndërmjetësim ndërkombëtar të formohet një grup që do të merrej me këtë çështje deri në një përfundim të rastit, dhe politika të mos bëhet përcaktuese për përgjegjësinë juridike.

Beogradi zyrtar njoftoi sot se X. E. (1976) dhe B. E. (1973) u arrestuan në pikën kufitare Horgosh me të hyrë në Serbi dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale