Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Derisa kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e shefit të vendit, Kurti ka pohuar se nuk ka emër të ri ende.
“Ne nuk kemi diskutuar këmbim e shkëmbim as të pozicioneve as të qëndrimeve, por me vullnet të përbashkët në mundësinë që ekziston për rrugën përpara unë jam optimist që mund të ia dalim. Garanci nuk ka, por vullnetin e kam parë, mundësinë e kemi identifikuar, dhe unë them le të ecim bashkërisht sepse kësisoj na duan qytetarët”, u shpreh Kurti.
“Nuk kemi emër të ri ose tjetër, nëse ky do të jetë rasti në të ardhmen natyrisht që do të njoftoheni”.