Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 21:21
Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

21 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Televizionit, e cila simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore. Mirëpo, kjo ditë, Radio Televizionin e Kosovës, transmetuesin e vetëm publik në Republikën e Kosovës, e gjen në gjendje të rëndë financiare. Pa buxhet, punëtorët e RTK-së, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

“Kuvendi i Kosovës u shpërbë të enjten. Me këtë humbi edhe mundësia që Radio Televizionit të Kosovës t’i alokohet pjesa e mbetur e buxhetit. Tani e vetmja mundësi është që qeveria në detyrë të bëjë zgjidhje, qoftë përmes kredisë apo mundësive të tjera për transmetuesin e vetëm publik në vend”.

Njohësit e mediave në vend kanë shprehur revoltën e tyre për situatën e krijuar në RTK. Imer Mushkolaj, për këtë situatë akuzon politikën.

“Tash e tri javë punëtorët e RTK-së nuk I kanë marrë pagat e tetorit. Jo për fajin e tyre, por të politikës. Kuvendi është shpërndarë dje, ndërkaq përbërja e re merr kohë të konstituohet. Qeveria në detyrë duhet të gjejë zgjidhje urgjente për 700 punëtorët, të cilët nuk po kërkojnë gjë tjetër veç pagave që ju takojnë me ligj. Paga, me të cilat mbajnë familjet. Mbi kurrizin e tyre dhe me dinjitetin e tyre nuk duhet të bëhet politikë. As fushatë. Loja politike më RTK-në është poshtërsi, është krim. Krim me paramendim”, tha Mushkolaj.

Reagime pati edhe nga njohës të çështjeve të ekonomisë. Safet Gërxhaliu tha se RTK është e Republikës së Kosovës, dhe bëri thirrje që ajo të mos dëmtohet për shkak të politikës.

“Kjo krizë financiare nuk është vetëm problem i punëtorëve, por një çrregullim që prek sektorë të tërë dhe funksionimin normal të institucionit publik të informimit. Nëse në një të ardhme të afërt RTK mund të ketë mundësi anëtarësimi në EBU, mungesa e buxhetit tregon joseriozitetin e Kosovës në sytë e organizatave ndërkombëtare dhe dëmtohet imazhi i shtetit tonë. Është koha që përgjegjësia të merret seriozisht dhe të veprohet menjëherë”, tha Gërxhaliu.

Për gjendjen në RTK, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, duke vënë në pah se kjo çështje mund të zgjidhet nëse ka vullnet.

“Ka mundësi edhe ligjore për pagat në RTK, nëse kanë vullnet”, tha Hamza.

RTK gjatë ditës ka provuar të marrë një qëndrim nga qeveria në detyrë lidhur me këtë çështje por deri në momentin kur po raportojmë, nuk janë përgjigjur. /rtk

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 10:44Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 10:20Berisha pas largimit të PDK-së nga komisioni për AKI-në: Të gjitha partitë të komunikojnë për tejkalimin e ngërçit
  • 10:00Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
  • 09:56PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:54Haradinaj: Nëna Ajshe më tha 'Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin'