Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Punësimi i kunatave’, Hyseni: Janë përmendur vetëm tonat, por s’janë të vetmet

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 08:06
‘Punësimi i kunatave’, Hyseni: Janë përmendur vetëm tonat, por s’janë të vetmet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka konfirmuar punësimin e kunatës së tij dhe asaj të drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu, në konkursin për mësimdhënës të mbajtur më 3 korrik 2024.

Hyseni tha se punësimet janë bërë në mënyrë të rregullt dhe përmes konkursit publik, dhe se të njëjtën rrugë e kanë ndjekur edhe familjarë të përfaqësuesve të partive opozitare.

“Në të njëjtin konkurs është punësuar edhe një asambleiste e LDK-së. Pra, jo vetëm kunata ime apo ajo e drejtorit”, u shpreh Hyseni.

Ai foli edhe për çështjen e nepotizmit dhe pretendimet për favorizime politike, duke akuzuar asambleistë të LDK-së për përfitime të mëdha nga tenderët komunalë.

“Shumicën e tenderëve në komunë i ka marrë një asambleiste e LDK-së. Një tjetër asambleist ka marrë mbi 3 milionë euro në tenderë me punë në Komunën e Gjilanit. Vajza e një tjetër asambleisteje të LDK-së është punësuar në të njëjtin konkurs për të cilin po flisni”, deklaroi Hyseni në Tëvë1.

“Çka të bëjmë ne? A t’ua ndalojmë familjarëve tonë, aktivistëve tonë aplikimin nëpër konkurse?”, shtoi Hyseni.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk ka pasur asnjë diskriminim apo përzgjedhje të padrejtë në këtë proces, dhe se edhe familjarët e opozitës kanë përfituar në mënyrë të barabartë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
  • 22:16Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çeshtje e padefinuar nga drejtësia gjermane