Mediat kanë publikuar pamje të reja që, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan.
Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit “fatal”, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin.
Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë se fillimisht familja nuk është njoftuar me asnjë raport zyrtar dhe se rasti është tentuar të prezantohet në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.