Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Pse u shkarkua kryeprokurori, Blerim Isufaj - Këshilli Prokurorial del me reagim

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 16:43
Pse u shkarkua kryeprokurori, Blerim Isufaj - Këshilli Prokurorial del me reagim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka konfirmuar shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.

KPK mbajti një takim të jashtëzakonshëm sot për këtë çështje nën udhëheqjen e Kryesuesit, Arian Gashi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) informon opinionin publik se, në takimin e mbajtur më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të çështjes në pajtim me kompetencat e tij ligjore dhe pas vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale, ka vendosur për largimin nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Ndërsa, funksionin e prokurorit do ta ushtrojë në këtë prokurori”.

KPK përmendi “keqmenaxhimin”, “jokompetencat” e “dështimin në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive”.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media nga takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 2 tetor 2026 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Arian Gashi, mbajti sot takimin e jashtëzakonshëm.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) informon opinionin publik se, në takimin e mbajtur më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të çështjes në pajtim me kompetencat e tij ligjore dhe pas vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale, ka vendosur për largimin nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Ndërsa, funksionin e prokurorit do ta ushtroj në këtë prokurori.

KPK njofton se vendimi është marrë në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-249, mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën përkatëse.

Andaj, pas marrjes së vendimit për largimin nga pozita e Kryeprokurorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar z. Dren Paca, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deri në plotësimin e pozitës në pajtim me procedurat dhe kompetencat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Caktimi i Ushtruesit të Detyrës synon të sigurojë vazhdimësinë e menjëhershme të funksionimit institucional, ushtrimin e pandërprerë të kompetencave të Prokurorisë Speciale dhe garantimin e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale, pa lejuar që ndryshimi në drejtimin e institucionit të cenojë funksionimin e tij të rregullt.

KPK vlerëson se në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, janë evidentuar dhe konstatuar, ndër të tjera, këto rrethana:

 keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës;

 jokompetenca në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit;

 dështimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj për pozitën e Kryeprokurorit;

 mospërmbushja e standardeve të kërkuara të performancës, e konstatuar përmes vlerësimit të performancës të realizuar në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore.

Gjithashtu, KPK thekson se këto nuk përbëjnë vlerësime të përgjithshme apo konsiderata politike, por rrethana të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit, përgjegjësitë ligjore të bartësit të tij dhe standardet profesionale e institucionale të kërkuara për drejtimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas vlerësimit të KPK-së, secila prej këtyre rrethanave, veçmas dhe në mënyrë të pavarur, përbën bazë për ndërmarrjen e masës së largimit nga pozita, në kuptim të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial vlerëson me shqetësim të veçantë gjendjen e efikasitetit institucional të Prokurorisë Speciale. Mënyra e menaxhimit të kësaj Prokurorie, veçanërisht gjatë katër viteve të fundit, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dobësimin e efikasitetit dhe rezultateve institucionale, duke krijuar një situatë që kërkon ndërhyrje të përgjegjshme, institucionale dhe të menjëhershme.

Për KPK-në, drejtimi i një institucioni të tillë nuk mund të reduktohet në ushtrimin formal të kompetencave administrative. Kryeprokurori bart përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, menaxhimin, funksionalitetin dhe rezultatet e institucionit që drejton, në përputhje me ligjin, standardet profesionale dhe detyrimin kushtetues për funksionimin efikas të sistemit prokurorial.

Në këtë kuptim, KPK konsideron se përgjegjësia institucionale dhe llogaridhënia nuk janë çështje diskrecionale, por kërkesa të domosdoshme për funksionimin e një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe efikas.

Andaj, KPK u garanton qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e efikasitetit, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale dhe përmirësimin e rezultateve të Prokurorisë Speciale.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet forcimit të kapaciteteve dhe rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, përfshirë kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe veprimtarinë e organizatave kriminale që operojnë përtej kufijve shtetërorë.

KPK vlerëson se përballja me këto forma të kriminalitetit kërkon prokurori profesionale, efikase, të mirëmenaxhuara dhe të afta për të vepruar në mënyrë të koordinuar me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

KPK nuk do të tolerojë që dobësitë në menaxhim, mungesa e rezultateve apo mosrespektimi i standardeve të performancës të cenojnë funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe përmbushjen e misionit të saj ligjor.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj pavarësisë, profesionalizmit, integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit prokurorial dhe do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e tij ligjore për të garantuar që institucionet prokuroriale të përmbushin në mënyrë të përgjegjshme dhe efektive misionin e tyre kushtetues dhe ligjor.

Efikasiteti i Prokurorisë Speciale nuk është çështje e brendshme e një institucioni. Ai është pjesë e drejtpërdrejtë e funksionimit të sundimit të ligjit, mbrojtjes së interesit publik dhe garantimit të sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

https://prokuroria-rks.org/artikulli/20235

#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves

prokurorialkosovëskëshilli

Të ngjashme

Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh

Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh

17:29
Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

15:30
Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

12:10
Aeroplani u nis drejt Kosovës pa 48 pasagjerë, pritja për kontrollin e pasaportave i la në aeroport

Aeroplani u nis drejt Kosovës pa 48 pasagjerë, pritja për kontrollin e pasaportave i la në aeroport

09:49

Më shumë nga Lajme

  • 17:20Ramadan Avdiu sqaron mungesën e Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së
  • 17:15Kur pritet shiu e bora në Kosovë, IHMK del me njoftim
  • 17:08Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve
  • 16:57Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion
  • 16:36Shkarimi i Isufajt, Dren Paca caktohet përkohësisht në vend të tij