Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestë sot para RTK-së, sindikatat kërkojnë rrogat e plota

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 08:31
Protestë sot para RTK-së, sindikatat kërkojnë rrogat e plota

Tri organizata sindikale të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë njoftuar se sot, në orën 12:00, do të protestojnë para objektit të transmetuesit publik.

Sipas një njoftimi të tyre, protesta organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së.

“Ky veprim sindikal organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së. Kërkesa kryesore e protestës është ekzekutimi i menjëhershëm i pjesës së mbetur të pagave dhe respektimi i të drejtave themelore të të punësuarve”.

“Pavarësisht kohës së mjaftueshme që kanë pasur organet drejtuese për të adresuar këtë çështje, deri më tani nuk është ofruar zgjidhje konkrete. Për pasojë, qindra punëtorë dhe familjet e tyre po përballen me vështirësi serioze financiare, duke mos qenë në gjendje të përmbushin obligimet dhe nevojat e përditshme”, theksohet në njoftim.

Këto sindikatat thonë më tutje se punëtorët nuk mund të mbajnë përgjegjësi për problemet financiare dhe organizative të institucionit, “as të jenë viktima të vendimeve apo mosveprimeve të strukturave drejtuese”.

“Sigurimi i pagës së fituar me punë është obligim themelor i çdo institucioni dhe nuk duhet të vihet në diskutim”.

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 08:07Milo rrëfen prapaskenat: Si e bindën Thaçin të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë
  • 08:06Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
  • 07:3528 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
  • 07:31KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu