Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë, ku u regjistruan përplasje me uniformat blu dhe dëmtime të godinave të institucioneve shtetërore.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.
Si pasojë e sulmeve nga persona të maskuar, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore, shkruan Euronewsal.




