Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtatë persona rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në këtë qytet

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 19:41
Shtatë persona rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në këtë qytet

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur shtatë persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pas shembjes së një ndërtese në Nairobi, kryeqytetin e Kenias.

Pamje dramatike tregojnë katin e poshtëm të ndërtesës – e cila mendohet se kishte 16 ose 18 kate – duke u shembur, çka solli më pas rënien e gjithë strukturës dhe krijoi një re të madhe pluhuri që u përhap në rrugët përreth.

Dhjetëra punëtorë ndërtimi ndodheshin në katet e sipërme në momentin e shembjes, por arritën të dilnin pothuajse të padëmtuar. Personat e zhdukur mendohet se ndodheshin në dyqanet që ishin hapur në katin përdhes të ndërtesës.

Sipas BBC, ky incident ka ngritur shqetësime të reja lidhur me standardet dhe rregulloret e ndërtimit në Kenia.

Ndërtesa ishte ende në fazën e punimeve kur u shemb të premten pasdite; në pamje duken skelat që rrethojnë ende fasadën e saj. Autoritetet bënë të ditur se 11 dyqane ishin hapur tashmë në katet e poshtme.

shembjesshtatëpersona

Të ngjashme

Franca përballet me tubime në mbarë vendin, mbi 130 persona në pranga

Franca përballet me tubime në mbarë vendin, mbi 130 persona në pranga

16:39
Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje

11:35

Më shumë nga Lajme

  • 20:39Shiroka-Pula takon mërgatën në Hungari, vlerëson kontributin e saj në historinë e Kosovës
  • 20:22Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë
  • 20:20Protestuesi i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetë
  • 20:1913 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë
  • 20:18Pejë: Aksident në Jabllanicë të Vogël, dy persona të lënduar