Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta e 2015-ës, Polici thotë se ka hequr dorë si palë e dëmtuar: U godita me kockë guri

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 14:42
Protesta e 2015-ës, Polici thotë se ka hequr dorë si palë e dëmtuar: U godita me kockë guri

“Përreth 2-3 minuta, turma na ka gjuajtur me koktej molotovi dhe gurë. Për një moment duke u mbrojtur nga koktej molotovi, e kam parë që jam goditur me një kockë guri në këmbë”, ka thënë dëshmitari Berisha.

Ai tha se më pas e kanë dërguar në Emergjencë dhe se nuk është në dijeni se çka ka ndodhur më pas, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Berisha shtoi se turma e protestuesve e ka thyer kordonin e Policisë për rreth 2- 3 minuta.

“Kemi qenë në sheshin Skendërbeu, prej kordonit tonë e deri te kordoni i patrullës kanë qenë diku 5-6 metra dhe ky kordon ka qenë 5-6 metra nga turma dhe prej aty s’kemi mund me pa fundin e turmës se ka pasur shumë”, ka thënë Berisha.

Ai deklaroi tha se ka pasur lëvizje të shumta dhe nuk ka pasur mundësi ta shoh se nga kush është lënduar.

Ndërsa, tha se tani të akuzuarit nuk i ka parë në ditën kritike dhe të njëjtit i ka njohur më vonë.

Berisha theksoi se në cilësinë e palës së dëmtuar ka hequr dorë, pasi që kanë kaluar 10 vite dhe askush nuk e ka ftuar as nga Prokuroria për dëshminë e tij dhe se për herë të parë ka deklaruar në këtë çështje penale, edhe pse është palë e dëmtuar.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 17 dhjetor 2015, në këtë rast akuzohen Egzon Azemi, Luan Hoti, Naim Bunjaku, Kushtrim Avdimetaj, Veron Hasani dhe Ardian Huli.

Mirëpo, për të akuzuarit Avdimetaj, Hasani dhe Huli është veçuar procedura penale dhe ndaj tyre veçmas po zhvillohet procesi gjyqësor.

Në aktakuzë thuhet gjashtë të akuzuarit e lartcekur më 17 dhe 18 nëntor 2015, kanë marrë pjesë në turmën-protestën e organizuar, e cila protestë ka eskaluar dhe përkundër faktit se forcat e rendit vetëm ishin rreshtuar dhe po mbanin situatën nën kontroll, të akuzuarit si pjesëmarrës aktiv të protestës, i kanë sulmuar seriozisht policët e Kosovës, duke i goditur me gurë, pllaka betoni dhe mjete tjera të forta.

Aty thuhet se si pasojë e kësaj u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore pjesëtarëve të policisë, të dëmtuarave Smail Sadiku, Naim Berisha dhe Ekrem Vllasa, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkon të akuzuarit se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 412, paragrafi 1, si dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 10:04Kosova drejt plakjes së popullsisë, Behrami paralajmëron pasoja për ekonominë dhe sistemin shëndetësor
  • 10:03Sogojeva: Numri i turistëve në Kosovë rritet çdo vit, duhet të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit
  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona