Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pasi kanë pranuar informatë në lidhje me sulme kibernetike ndaj mediumit “Vox Kosova”, që ka rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjete sociale, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

Prokuroria ka thënë se këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë të Prokurorisë