Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria e Prizrenit interviston 51 veta dhe ndalon 9 për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Dragash

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 16:47
Prokuroria e Prizrenit interviston 51 veta dhe ndalon 9 për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren tha se në bashkëpunim me Policinë ka iniciuar hetime me vetiniciativë për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Dragash, duke intervistuar 51 persona, nga të cilët janë ndaluar 9 për 48 orë.

Ky veprim, u tha se erdhi “pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash” dhe “me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu”.

“Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar pesëdhjetë e një (51) të dyshuar. Nëntë (9) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prizren tha se “brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë