Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese – shkak çështjen e anëtarëve të KQZ-së

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 12:34
Presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese – shkak çështjen e anëtarëve të KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhor.

Dilema kushtetuese, sipas kabinetit të presidentes Osmani, është pasi e njëjta ka pranuar më shumë propozime nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend sesa parashikohet me Kushtetutë.

Sipas burimeve të KosovaPress, Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend me mbi 51 për qind në zgjedhjet e fundit, ka propozuar tre anëtarë në KQZ. Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka propozuar dy anëtarë në KQZ, ndërkaq dy partitë e tjera shqiptare, LDK dhe AAK, kanë propozuar nga një anëtar, sikurse edhe partitë nga komunitetet jo shumicë.

Në këtë rast, presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se a u takojnë nga dy anëtarë LVV-së dhe PDK-së në KQZ, si dy partitë më të mëdha, apo në bazë të rezultatit zgjedhor të fundit, LVV-së i takojnë tre anëtarë e PDK-së një.

“Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sapo ta marrë përgjigjen, do të vijohet me emërim. Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të presidentes për KosovaPress.

Subjekteve politike shqiptare në KQZ u takojnë gjashtë anëtarë, ndërsa katër anëtarë të tjerë u takojnë komuniteteve jo shumicë.

Në përbërjen e fundit të KQZ-së, LVV-ja ka pasur dy anëtarë, PDK-ja dy anëtarë, kurse LDK dhe AAK kanë pasur nga një anëtar./

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
  • 16:02Përleshje në Ferizaj, arrestohen pesë persona – njëri dyshohet se goditi me kaçavidë
  • 16:00Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna
  • 15:46Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë
  • 15:37Tentoi t’i jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet një serb