Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.
Dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.




