Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Bëhuni pjesë e institucioneve të Kosovës

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 13:11
Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Bëhuni pjesë e institucioneve të Kosovës

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, po i vazhdon takimet me partitë politike të Kosovës edhe këtë javë.

Siç njofton Ambasada, Prattipati ka zhvilluar një diskutim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilëve ua ka theksuar se “pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës”.

Në njoftim u tha se E Ngarkuara me Punë gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës.

“Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, citohet të ketë thënë E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 14:45A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…
  • 14:24Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media
  • 14:20Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme
  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët