Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Portugalia e regjistron ditën më të nxehtë të majit, vazhdon vapa në Evropë

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 22:03
Portugalia e regjistron ditën më të nxehtë të majit, vazhdon vapa në Evropë

Portugalia ka regjistruar një temperaturë rekorde për muajin maj – 40,3 gradë Celsius, përderisa vendet e Evropës Perëndimore po ballafaqohen me mot jashtëzakonisht të nxehtë për këtë periudhë të vitit.

Rekordi në Portugali u regjistrua në qytezën qendrore, Mora, duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 40 gradësh Celsius, i regjistruar në majin e vitit 2001, raporton televizioni BBC .

Ministrat në Francë do të takohen për ta vlerësuar gjendjen e gatishmërisë së vendit për t’u ballafaquar me valët e të nxehtit, ndërsa tenisti Jannik Sinner u tërhoq nga gara “French Open” pas problemeve të shkaktuara nga vapa.

Autoritetet italiane kanë lëshuar paralajmërim me ngjyrë të kuqe për rrezikun nga vapa në kryeqytetin Romë, ku temperatura maksimale të enjten pritej të shkonte në 32 gradë Celsius.

Parashikohet që vala e vapës të vazhdojë në fundjavë. Edhe Gjermania, Spanja e Zvicra janë ballafaquar me mot të pazakontë për këtë muaj të pranverës.

Para pak ditëve, temperaturë rekorde për muajin maj regjistroi edhe Britania e Madhe – 34,8 gradë Celsius

Portugalia

Më shumë nga Lajme

  • 16:49Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
  • 16:44Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje
  • 16:38Liria ka emër fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator
  • 16:11Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës
  • 16:07BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit