Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Politikani ukrainas godet Zelenskyn: Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 10:13
Politikani ukrainas godet Zelenskyn: Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë

Konfirmimi i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Beograd se Kievi vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, ka shkaktuar reagime të forta edhe brenda Ukrainës. Yuriy Hudymenko, politikan, veteran lufte dhe bashkëthemelues i lëvizjes “Sëpata Demokratike”, e ka përshkruar këtë pozicion si një vendim “shpëlarës dhe turpërues”.

Hudymenko shprehu keqardhje për deklaratën e presidentit ukrainas, ndërsa rikujtoi mbështetjen që Kosova i ka dhënë Ukrainës prej nisjes së agresionit rus.

Sipas tij, përpara udhëtimit në Serbi, Zelensky kishte zgjedhur ndërmjet një rruge “të lehtë, por jomorale” dhe një tjetre “të vështirë, por të drejtë”. Hudymenko tha se, si qytetar, zgjedhjen e bërë e konsideron të neveritshme dhe turpëruese. Ai theksoi se Kosova, edhe pa pasur ushtrinë e vet, ka bërë shumë për ukrainasit, pjesëtarët e ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit. Politikani ukrainas përmendi gjithashtu komunikimin dhe ndihmën mes veteranëve kosovarë dhe atyre ukrainas, si dhe mbështetjen që qytetarët e Kosovës u kanë ofruar refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Kritikat e Hudymenkos u drejtuan ndaj udhëheqjes ukrainase, të cilën ai e akuzoi se e kishte shpërfillur këtë përkrahje për hir të afrimit me Beogradin zyrtar.

Ai deklaroi se, për shkak të presidentit, Ukraina u kishte “pështyrë në fytyrë” qytetarëve të Kosovës duke e paraqitur vendin si pjesë të Serbisë, të cilën e quajti “vëllai i vogël i Rusisë”. Hudymenko pranoi se mund të ketë diçka të rëndësishme që nuk është bërë publike, por shtoi se, pavarësisht kësaj, mund të ishte shmangur një shuplakë ndaj një vendi të vogël, por mik, i cili e kishte ndihmuar Ukrainën në çdo mënyrë që kishte mundur.

Në fund të reagimit, politikani ukrainas iu drejtua qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se deklaratat e presidentit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjen e të gjithë popullit të Ukrainës.

Hudymenko shprehu shpresën se miqtë e tij në Kosovë e kuptojnë se fjalët e kreut të shtetit nuk përfaqësojnë gjithmonë mendimin e gjithë vendit, ndërsa reagimin e mbylli me fjalët: “Një ndjenjë e neveritshme”.

Situata e re diplomatike pasoi deklaratën e Zelenskyt në Serbi, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin ndaj sovranitetit të Serbisë. Presidenti ukrainas e lidhi këtë çështje me respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë.

Zelensky deklaroi se pozicioni i Ukrainës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës vazhdon të mbetet i pandryshuar.

Qëndrimi i tij solli reagime të menjëhershme edhe në Kosovë. Si formë proteste administrative dhe politike, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, urdhëroi heqjen nga hapësirat publike të kryeqytetit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”.

Rama sqaroi se solidariteti dhe mbështetja e qytetarëve për popullin ukrainas mbeten të pandryshuara, por nënvizoi se të gjithë partnerët ndërkombëtarë duhet ta respektojnë shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të trajtohet me respekt dhe, sa herë që kjo nuk ndodh, Prishtina si kryeqytet reagon në të njëjtën mënyrë. Rama tha se empatia dhe solidariteti do të vazhdojnë të jenë në anën e popujve që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim, pasi Kosova e di më mirë se shumë të tjerë se çfarë nënkupton lufta për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Megjithatë, ai theksoi se asnjë kauzë apo politikë nuk mund të ngrihet mbi nënçmimin e shtetësisë së Kosovës dhe të sakrificës së popullit të saj.

ukrainaskosovapolitikani

Të ngjashme

Kosova u21 publikon listën për tri ndeshjet e radhës

Kosova u21 publikon listën për tri ndeshjet e radhës

15:53
Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

11:43
Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë

Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë

23:12
82-vjeçari nga Kosova vdes në detin e Velipojës

82-vjeçari nga Kosova vdes në detin e Velipojës

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 18:09Kujtim Gërvalla i reagon Mergim Lushtakut: Familja Gërvalla ishte dhe mbetet në përkrahje të UÇK-së
  • 18:03Kërset grushti në Prizren: Lëndohet polici gjatë ndërhyrjes - arrestohen katër persona
  • 17:53Dëshmia tronditëse e burrit që vrau gruan në Shqipëri: Më linte vetëm në shtëpi
  • 17:41Ukshini pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shteti duhet të mobilizohet
  • 17:40Baraliu: Kosova është në emergjencë kombëtare pas vendimit të Hagës, kërkohet mobilizim dhe unitet politik