Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia: Sivjet janë regjistruar 62 raste të zjarrvënieve

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 21:51
Policia: Sivjet janë regjistruar 62 raste të zjarrvënieve

Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.

Çdo vit, ato shkaktojnë dëme të konsiderueshme në mjedis dhe pronë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet për çdo person të dyshuar të përfshirë në zjarrvënie.

Çdo vit, zjarret në Kosovë shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis, duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe tokave bujqësore.

Ferdije Zhushi Etemi, biologe, thekson se nuk duhet të ndizen zjarre pasi kjo nuk sjell asnjë përfitim për tokën.

“Në aspektin biologjik, kjo dukuri nuk sjell pasoja, pasi djeg mbulesën bimore sipërfaqësore, e cila mundëson plleshmërinë e tokës”, Ferdije Zhushi Etemi, biologe

Përveç dëmeve në tokat bujqësore, ndezja e zjarreve ndikon negativisht edhe në natyrë dhe në cilësinë e ajrit, duke rrezikuar edhe shëndetin.

Edhe njohës të çështjeve emergjente kanë thanë se ndër shkaqet kryesore të zjarreve masive është faktori njeri, teksa temperaturat dhe thatësia bën që zjarri të përhapet me shpejt.

“Temperaturat janë të larta dhe mjafton shumë pak që të ndizet një zjarr, andaj të gjithë duhet të kemi kujdes që të kemi sa më pak zjarre dhe dëme”, ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 227 raste të zjarrvënieve, ndërsa gjatë këtij viti janë shënuar 62 raste. Policia ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë personave që, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 19:51ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026
  • 19:50Dyshohet se përdhunoi një turiste 18-vjeçare në Mikonos, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
  • 19:49Kur do të fillojë mësimi, flasin nga MASHT
  • 19:41Deri në 60 minuta pritje në dalje nga Kosova, Merdarja pika më e ngarkuar kufitare
  • 19:19“Të jetoj i lirë”, Thaçi flet pak para 16 shtatorit