Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 13:24
Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara që po zhvillohen gjatë sezonit veror turistik me qëllim mbrojtjen e sigurisë personale dhe pasurore të qytetarëve dhe turistëve, si dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, realizuan masën dhe veprimin e planifikuar operativo-taktik “Prita” në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin.

Qëllimi i këtij operacioni ishte zbulimi dhe parandalimi i veprave penale kundër pasurisë, si dhe identifikimi i autorëve të tyre.

Me këtë rast u krye kontroll i synuar ndaj tre shtetasve të Kosovës – H.Q. (48), B.G. (50) dhe E.K. (28), të cilët, pas kontrollit, u shoqëruan në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Ulqin.

Gjatë kontrollit të personave dhe të automjetit të udhëtarëve Audi A5 me targa polake, të cilin e përdornin të dyshuarit, u gjet një pajisje elektronike e specializuar për hapjen pa kontakt të automjeteve, e markës “Pandora”, për të cilën dyshohet se është përdorur për hapjen e paautorizuar të automjeteve.
Gjithashtu u gjetën mjete dhe pajisje të tjera të përshtatshme për kryerjen e veprave penale kundër pasurisë.

Po ashtu u gjetën 3.785 euro dhe 960 marka konvertibile (KM), për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vjedhjet e kryera në plazhet e Ulqinit.

Pas përfundimit të procedurave kriminalistike, me urdhër të prokurorit shtetëror në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin, H.Q. dhe B.G. u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë.

Zyrtarët policorë ua kthyen një pjesë të parave personave të dëmtuar, shtetas të Republikës së Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët më parë kishin raportuar se u ishin vjedhur paratë. Konkretisht, atyre iu kthyen 860 euro dhe 960 marka konvertibile (KM), për të cilat dyshohet se burojnë nga këto vepra penale.

Automjeti Audi A5 u sekuestrua përkohësisht për verifikime të mëtejshme dhe për kryerjen e ekspertizave përkatëse.

ulqinkosovëspolicia

Të ngjashme

Skoci: Shoferi godet me makinë 7 persona, policia nis hetimet

Skoci: Shoferi godet me makinë 7 persona, policia nis hetimet

21:34
A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

17:29
Ipeshkvi i Kosovës takon ambasadorin britanik, flasin për harmoninë ndërfetare dhe IA-në

Ipeshkvi i Kosovës takon ambasadorin britanik, flasin për harmoninë ndërfetare dhe IA-në

17:11
Policia në kërkim të Fidan Kamishollit, dyshohet për vjedhje të rëndë – kërkohet ndihma e qytetarëve

Policia në kërkim të Fidan Kamishollit, dyshohet për vjedhje të rëndë – kërkohet ndihma e qytetarëve

15:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
  • 23:27Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan
  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:41Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik