Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia ndëshkon pesë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit në rajonin e Ferizajt

GD
Gazeta Demos24 gusht 2025 në 17:56
Policia ndëshkon pesë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit në rajonin e Ferizajt

Policia ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit në rajonin e Ferizajt.

Në njoftimin e policisë thuhet se matjet e shpejtësisë janë bërë me veturë inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën në kënd prej 360°, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale.

Rasti i parë, sipas policisë, është regjistruar në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku, në zonën me kufizim prej 50 kilometrash në orë, shoferi A.A. (26 vjeç), me veturën Mercedes, ishte duke vozitur me shpejtësi prej 101 kilometrash në orë.

Ndërsa tri rastet tjera janë regjistruar në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, ku, në zonën me kufizim të shpejtësisë prej 40 kilometrash në orë, shoferët u kapën duke vozitur me shpejtësi shumë mbi kufirin e lejuar.

“Sh.I. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 132 km/h. U.P. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 119 km/h. B.L. (24 vjeç), me veturën VW Pick-up — u kap me shpejtësi 109 km/h. Të katër shoferët janë gjobitur me 200–300 euro, u janë shqiptuar 2–3 pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, edhe një rast tjetër është regjistruar në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Shoferi B.O. (27 vjeç), me veturën Audi, ka bërë tejkalim të veturës së policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut vertikale dhe horizontale dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Ndaj tij, u shqiptua një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse — ndalim drejtimi për 3 muaj.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë