Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia me aksion në Ferizaj: Gjen depo me mallra të kontrabanduara – vlera e tyre mbi 16 mijë euro

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 09:02
Policia me aksion në Ferizaj: Gjen depo me mallra të kontrabanduara – vlera e tyre mbi 16 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ilegale në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit zyrtar, dje, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore që çuan në zbulimin e mallrave të kontrabanduara.

Autoritetet policore kanë identifikuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar depon për ruajtjen e produkteve të futura ilegalisht në Kosovë përmes rrugëve të paligjshme nga Maqedonia e Veriut.

Pas sigurimit të autorizimit nga prokurori kompetent, është kryer kontrolli në lokacionin e dyshuar, ku janë sekuestruar:

800.4 kilogramë duhan i përpunuar 94 kilogramë mjaltë 30.4 kilogramë ambalazh plastik 178 kilogramë ambalazh letre Një makinë për përpunimin e duhanit Një makinë për përpunimin e ambalazhit Një spërkatëse uji për trajtimin e duhanit

Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet rreth 16,500 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar përmes shmangies së akcizës dhe detyrimeve doganore arrin rreth 34,000 euro.

Kontrabandë

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës
  • 12:516 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim
  • 12:40Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel
  • 12:32Kurti përmend unitetin ndaj gjyqit të Hagës teksa flet për sfidën e presidentit: S’është e mençur të hyjmë në rivalitet të fushatës
  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje