Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia konfirmon ngjarjen në lagjen e Spitalit: I kërkuari për vrasje të rëndë kërceu nga lartësia për t’iu shmangur arrestimit

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 23:02
Policia konfirmon ngjarjen në lagjen e Spitalit: I kërkuari për vrasje të rëndë kërceu nga lartësia për t’iu shmangur arrestimit

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte nën urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ai dyshohet se është hedhur nga një lartësi në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit nga Policia. Si pasojë e rënies, ka pësuar lëndime trupore.

Menjëherë pas incidentit, të dyshuarit iu ofrua ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Policia njofton se aktualisht është duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sipas raportimit në media, bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen që ndodhi më herët këtë vit në Kolovicë të Prishtinës.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale