Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 08:21
Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook për angazhimet e saj gjatë protestave të zhvilluara të mërkurën në Prishtinë, duke bërë të ditur se një pjesë e protestuesve, rreth orës 22:30, kanë lëvizur në drejtim të bazës së EULEX-it, pranë tregut të gjelbër në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, me të arritur pranë hyrjes së objektit të EULEX-it, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe mjete piroteknike.

Si pasojë e mjeteve piroteknike, një pjesë e objektit është përfshirë nga një zjarr i vogël, i cili, sipas Policisë, është shuar menjëherë.

Zyrtarët policorë kanë komunikuar vazhdimisht me protestuesit dhe u kanë kërkuar që protestat t’i zhvillojnë në mënyrë të qetë dhe të mos hedhin gjësende apo mjete të rrezikshme në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia ka bërë të ditur se ka menaxhuar mbarëvajtjen e tubimeve dhe protestave, të cilat, sipas saj, kanë kaluar pa incidente madhore dhe pa të lënduar në mesin e protestuesve apo zyrtarëve policorë.

Protesta ka përfunduar pas mesnatës, rreth orës 00:20.

kanëpoliciapranë

Të ngjashme

Policia lut protestuesit të mos mbajnë maska dhe të mos hedhin gjësende të forta

Policia lut protestuesit të mos mbajnë maska dhe të mos hedhin gjësende të forta

11:51
Aksion antidrogë në Prizren, policia gjen drogë dhe afro 20 mijë euro

Aksion antidrogë në Prizren, policia gjen drogë dhe afro 20 mijë euro

10:14
Policia mobilizohet për protestën e veteranëve të UÇK-së, paralajmërohen kufizime në qarkullim

Policia mobilizohet për protestën e veteranëve të UÇK-së, paralajmërohen kufizime në qarkullim

09:33
Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuarit nga Specialja

Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuarit nga Specialja

18:15

Më shumë nga Lajme

  • 12:09“Skënderbeu” mbushet me qindra qytetarë, protestojnë kundër dënimeve në Hagë
  • 12:06Haradinaj dhe deputetët e Aleancës mbërrijnë në shesh, pritet të nisë protesta
  • 12:03Dëshmitarë të Speciales fituan azil jashtë Kosovës
  • 11:59Kandiq: S’ka luftë pa Serbinë, plani serb ishte që në Kosovë të mbeteshin 5 % shqiptarë duke i dëbuar 800 mijë
  • 11:18Diplomati austriak Wolfgang Petritsch : Thaçi ishte vërtet fytyra ndërkombëtare e UÇK-së