Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për arrestimin e zyrtarit korrektues lidhur me arratisjen e një personi nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë Veri, shkruan Gazeta Demos.
Në komunikatë thuhet se arrestuari është N.P., 52 vjeq.
Nëdrkaq, gjatë arrestimit, të njëjtit i është sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Informacion shtesë: Arrestohet një (1) zyrtar korrektues lidhur me arratisjen e një personi nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë Veri
Mitrovicë Veri , 14 Gusht 2025
Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Veri dhe mbi bazën e informatave të pranuara nga inspektorët e Inspektoratit të Burgjeve, sot më datë 14.08.2025 është arrestuar një (1) zyrtar korrektues, i dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë Veri, më 07.08.2025.
I arrestuari është N.P., 52 vjeq. Gjatë arrestimit, të njëjtit i është sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon me veprime të mëtejshme operative për kapjen e personit të arratisur, i cili ende nuk është lokalizuar.
