Familja Mëziu nga fshati Marinë i Skenderajt ka njoftuar se është identifikuar trupi i babait të tyre, Salih Mëziu, i cili figuronte i zhdukur prej më shumë se 27 vitesh si pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”.
Përmes një njoftimi të pikëlluar, familjarët kanë shprehur lehtësimin e hidhur për këtë lajm që i jep fund një torture gati tredekadëshe të mosdijes për fatin e më të dashurit të tyre
“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur. Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej baba ynë. Sot, edhe pse kemi marrë një përgjigje, zemrat tona mbeten të thyera,” është shprehur familja Mëziu.

