Policia e Kosovës ka njoftuar se ka goditur rrjetin e kontrabandës së deleve, pas një operacioni që ka kryer në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’. Rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm
“Me urdhër të prokurorit kujdestar në Ferizaj, në bashkëpunim me njësite relevante policore dhe inspektorit të AUV-it është kryer kontroll në pronën e të dyshuarit L. K. dhe dy lokacione tjera. Gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar. Në dy lokacionet tjera të kontrolluara në bazë të inspektorit të AUV-it nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.