Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 22:56
Policia e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë.

“Rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektin e QMF-së”.

“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.Në lidhje me rastin, Stacioni Policor në Rahovec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Si rezultat i hetimeve në vendin e ngjarjes dhe provave të siguruara, është identifikuar një person i dyshuar, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se i ka vënë flakën autoambulancës” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bëri të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Më vonë, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 18:50, i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore, është arrestuar. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:58Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë
  • 14:51Rama: Kosova s’mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave, Qeveria e ka këtë tendencë
  • 14:49Përplasje për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, opozita ngre dyshime, pushteti mbron projektligjin
  • 14:48Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro
  • 13:58Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga