Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim kanë vazhduar diskutimet e nisura në prill në Londër, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe projektet infrastrukturore e ekonomike në Kosovë.
Sipas Kurtit, që nga anëtarësimi i Kosovës në BERZH në vitin 2012, kjo bankë ka ofruar rreth 967 milionë euro mbështetje financiare për 151 projekte në sektorin publik dhe privat.




