Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia arreston të dyshuarin për pastrim parashë në vlerë mbi 2 milion euro

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 21:56
Policia arreston të dyshuarin për pastrim parashë në vlerë mbi 2 milion euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar të dyshuarin për pastrim parashë në vlerë mbi 2 milion euro

“Vlera totale e parave që dyshohet se janë pastruar përmes kompanive tejkalon shumën prej 2,000,000.00 euro (dy milion euro), po ashtu nga hetimet financiare rezulton se vetë i dyshuari po ashtu ka kryer deponime në para të gatshme mbi 800,000.00 euro (tetëqind mijë euro) për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja e tyre dhe të njëjtat nuk janë justifikuar me aktivitetin ekonomik të deklaruar.”, thuhet në komunikatën e policidsë.

Komunikata e policisë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale arrestojnë të dyshuarin për pastrim parashë në vlerë mbi 2 milion euro

Prishtinë, më 17 mars 2026

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës ka zhvilluar hetime ndaj gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të mashtrimit.

Personat në fjalë dyshohet se ndaj shtetasve të Kosovës në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2019 kanë kryer mashtrime me avio-bileta, për çka edhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë përkatëse.

Policia e Kosovës gjatë punës hetimore ka arritur të siguroj dëshmi se njëri nga të dyshuarit i cili ka qenë në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me mashtrime në shitjen e avio-biletave, po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në pastrimin e parave përmes kompanive të kontrolluara prej tij.

Kompanitë e përdorura për këtë skemë kanë rezultuar se janë në pronësi të të dyshuarit i cili është arrestuar.

Vlera totale e parave që dyshohet se janë pastruar përmes kompanive tejkalon shumën prej 2,000,000.00 euro (dy milion euro), po ashtu nga hetimet financiare rezulton se vetë i dyshuari po ashtu ka kryer deponime në para të gatshme mbi 800,000.00 euro (tetëqind mijë euro) për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja e tyre dhe të njëjtat nuk janë justifikuar me aktivitetin ekonomik të deklaruar.

Lidhur me rastin pas intervistimit të personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndaj të njëjtit prokurori ka lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 08:06Sot do të mbahen tubime në disa vende të diasporës, mërgimtarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 08:04KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:51Mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit
  • 23:34Protestuesit nuk ndalen, nga sheshi ‘Skënderbeu’ marshojnë për te EULEX-i
  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata