Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia pë Reagim të Shpejtë NJ.R.SH e Policisë kufitare në Ponashec ka arrestuar dy serbë në Koshare, raporton ekskluzivisht GazetaDemos.
Dy serbët, babai dhe djali i tij i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë, fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.
Të njëjtit u arrestuan nga disa policë që kanë qenë edhe pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
