Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kandidatit për asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Novobërdë, Rinas Zeqirit dhe dy të tjerëve me inicialet, A.S. dhe R.A.
Më 23 gusht, rreth orës 15:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, të pandehurit pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që pasi që zyrtarët policor në Gjilan marrin informacion se në këtë fshat mund të ketë të mbjella bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” shkojnë tek shtëpia e të pandehurit A. S., me ç’rast me rastin e kontrollit në oborrin e shtëpisë, në brendësi të serave të ndërtuara, gjejnë të kultivuara 496 bimë të këtij lloji, me gjatësi 2 metra, në këtë mënyrë të pandehurit me qëllim të prodhimit të narkotikëve, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit.
Sipas komunikatës për media, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kultivimi i bimës së Hashashit shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 paragrafi 1 dhe 31 të KPRK-së dhe të pandehurit A. S. për veprën penale mbajtja në pronësi kontoll ose posedim të paautorizuar të armëve.