Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian shkon në Beograd i paftuar

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 11:06
Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian shkon në Beograd i paftuar

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se Serbia nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian pasi ata vijnë në Beograd “të paftuar”.

Picula për televizionin “Nova” theksoi se nuk është e vërtetë që delegacioni i PE-së po viziton Serbinë pa paralajmërim.

Ai bëri me dije se Ambasada e Serbisë në Bruksel ishte informuar dhe se delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në program.

“Është praktikë e zakonshme, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, përveç këtij reagimi të qeverisë dhe situatës në vend. Qëllimi kryesor i delegacionit tonë, i bërë nga përfaqësues të ndryshëm nga parti të ndryshme në PE, është që, në një bisedë të drejtpërdrejtë me ata që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të qytetarëve të Serbisë, të fitohet një pamje më e plotë e vendit ku kanë ndodhur të gjitha gjërat gjatë vitit të kaluar. Pse autoritetet zgjodhën këtë lloj bojkoti, do të thosha se ka të bëjë me shmangien e përballjes të bisedës me ata që janë çelësi për të vendosur hyrjen e Serbisë në Bashkim Evropian,” tha Picula.

Ai shtoi se dokumenti i anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, ashtu si edhe për çdo vend tjetër kandidat, duhet të kalojë verifikimin e Parlamentit Evropian, dhe se për këtë arsye ky takim ishte i rëndësishëm.

“Mendoj se kjo është një mundësi e humbur e atyre më përgjegjësve në Serbi në një fazë kaq të rëndësishme të këtij procesi, ku do të duhej të dëgjonin se çfarë mendojmë ne për shtetin kandidat,” tha më tej Picula.

Ai foli edhe për arsyet pse vizita e delegacionit është e rëndësishme në sytë e Evropës: “Ne duam ta bëjmë punën tonë në mënyrë korrekte; shumë gjëra mund të mësohen nga raporte të ndryshme, por mendoj se biseda e drejtpërdrejtë nuk mund të zëvendësohet me asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për eurodeputetët.”

Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian kërkon më shumë nga Serbia sesa nga kandidatët e tjerë, Picula u shpreh se nuk mund të flitet për një qasje jo të drejtë të BE-së ndaj shtetit kandidat.

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Ky raportohet se është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?