Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pezullohet përkohësisht peshkimi i krapit

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 16:25
Pezullohet përkohësisht peshkimi i krapit

Federata e Peshkatarëve ka njoftuar për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “krap” në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Republikës së Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 31 maj

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm peshkimi në formën “Peshko dhe Lësho” (Catch & Release), duke ndaluar mbajtjen e peshkut në rrjeta apo forma të tjera për ruajtje.

Federata ka bërë të ditur se të gjitha shoqatat e peshkatarëve sportivë dhe rekreativë, që janë pjesë e saj, janë të obliguara ta zbatojnë këtë vendim.

Në të kundërtën, ndaj shkelësve do të ndërmerren masa disiplinore dhe administrative në përputhje me rregulloret në fuqi.

Po ashtu, për zbatimin e këtij vendimi janë njoftuar edhe rojet federative, të cilat do të monitorojnë terrenin gjatë gjithë periudhës së pezullimit.

Ky vendim pritet të ndikojë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e popullatës së krapit gjatë sezonit të shumimit.

PESHKIM

Më shumë nga Lajme

  • 17:00Kurti paralajmëron rritje pagash për sektorin publik: Paga mesatare mbi 1 mijë euro në muaj
  • 16:50Imami radikal i Maqedonisë, ia jep disa këshilla Drilon Gashit në Baushtellë
  • 16:504.27 miliardë euro buxheti i parashikuar për vitin 2027, e miraton ekzekutivi
  • 16:48Osmani takohet me ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve
  • 16:43Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës