Imami shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sedullah Bajrami, i ka reaguar imamit kosovar Drilon Gashi, i cili ka njoftuar se është larguar nga Kosova për në Gjermani.
Bajrami, i cili njihet si njeri prej imamëve më radikal shqiptar, i ka bërë thirrje Gashit për reflektim, pendim dhe korrigjim.
Në profilin e tij në Facebok, ai ia ka dhënë disa këshilla kolegut të tij.
Nga këshilltar i Konjufcës në ndërtim në Gjermani, Drilon Gashi rrëfen zhgënjimin me Kosovën
“Drilon, solidarizohem me ankesën tënde dhe me kërkesën për mundësi të ndershme në vendlindje. Nuk je i vetmi që përjeton zhgënjim pas studimeve dhe përpjekjeve për punësim. Allahu ta lehtësoftë barrën dhe ta ruajtë familjen! Baushtella është nder për këdo që e fiton bukën me hallall. Por shqetësimi im për ty shkon përtej punës: lidhet me përgjegjësinë për fjalën që ke përhapur publikisht. Ke qenë imam. Ke studiuar në Medinën e të Dërguarit ﷺ. Të njoh dhe i di aftësitë e tua. Prandaj, qëndrimet publike ndaj fesë nuk mund të trajtohen si pakujdesi fëmijërore. Ti e njeh peshën e tyre dhe përgjegjësinë që mbartin. Ekrani nuk e zvogëlon përgjegjësinë; e shumëfishon ndikimin”, ka shkruar ai.
“Feja e Allahut mbetet e ruajtur. Shtrembërimi i paraqitjes së saj nuk e ndryshon të vërtetën e saj, por e rëndon përgjegjësinë e atij që e shtrembëron. Pyetja që duhet t’ia bësh vetes është: çfarë fitova dhe çfarë rrezikova me fjalën time? Rishikoje lidhjen me këdo që e përdor pretendimin e dashurisë për Ehli Bejtin për të nxitur përbuzjen e sahabëve. Dashuria për familjen e të Dërguarit ﷺ nuk e përligj padrejtësinë ndaj shokëve të tij, të cilët na e përcollën fenë. Si mund të përbuzen ata për të cilët Allahu ka shpallur kënaqësinë e Tij? Ti e di paralajmërimin e Allahut në hadithin kudsij: ‘Kush i shpall armiqësi një të dashuri Tim, Unë i kam shpallur luftë’.”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/share/p/18rz5xFvR6/