Raportohet në media se bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të një vrasjeje që ndodhi më herët këtë vit në Kolovicë të Prishtinës.
Sipas informacioneve paraprake, Kqiku dyshohet se tentoi të shmangë arrestimin nga autoritetet duke u hedhur nga kati i katërt.
