Shqipëria po përjeton një nga ditët më dramatike të protestave qytetare, teksa përballja mes mijëra demonstruesve dhe forcave të rendit është intensifikur.

Tensionet e sotme nisën pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ndërhyri për të shpërndarë të rinjtë, duke nxitur marshimin e menjëhershëm të masës drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë përplasjeve të ashpra, një qytetar humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në tokë pa dhënë shenja jete, duke nxitur përpjekje dëshpëruese të vullnetarëve për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, Top Channel raportoi se qytetarit i janë rikthyer ndjenjat.