Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Top Channel shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë protesta në Tiranë.
“Dhuna është e papranueshme në shoqëritë demokratike siç është Shqipëria. Protestat janë të pranueshme pasi njerëzit janë të mërzitur për shumë gjëra që nga çështjet studentore dhe ato të ndërtimeve. Dhuna është duke e diskredituar këtë protestë. Unë kam qenë në 1997 në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale dhe e kam parë se çfarë destabilizimi mund të sjellin protestat e dhunshme. Ne dje këtu në të gjithë Amerikën patëm protesta të paqta. Çdo lloj ndryshimi duhet të vijë përmes votës në rrugë paqësore jo të dhunshme”.
Serwer i cili ka shërbyer edhe si diplomat i Departamentit Amerikan të Shtetit në Ambasadën Amerikane në Romë i pyetur nëse thirrjen e Sali Berishës për mosbindje civile do të mund përshkallëzojë më tej situatën, dha këtë përgjigje.
“Mundet ta përshkallëzojë situatën por unë dua ta theksoj se mosbindje civile do të thotë jo dhunë. Mosbindje civile do të thotë një rezistencë pasive përballë forcave të sigurisë kur ata ju thonë lëvizni nga ku po qëndroni, në një vend tjetër dhe ata vinë e t’ju arrestojnë ju dhe nuk fillon të luftosh me ta. Kështu e shikoj unë mosbindjen civile. Unë nuk e di si Sali Berisha e ka kuptuar mosbindjen civile në Shqipëri. Është një ide shumë e keqe për Shqipëri të mbërriturin në përfundimin se përmes dhunës do të mund të largojnë kryeministrin Edi Rama. Dhuna nuk sjell vota. Unë e njoh Sali Berishën prej shumë vitesh. Saliu edh unë jemi të vjetër për të qëndruar në majë të një mali. Është koha për një udhëheqje të re. Ky është problem i përgjithshëm në Ballkan. Udhëheqësit tentojnë të qëndrojnë gjatë dhe Saliu nuk i është i vetëm në këtë”.
A mendoni se pas kësaj dhune gjatë protestave qëndrojnë «duar të huaja», siç ka pretenduar kryeministri Edi Rama?

