Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përplasja e qytetari me Fitore Pacollin, Policia del me njoftim: I dyshuari është liruar

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 08:50
Përplasja e qytetari me Fitore Pacollin, Policia del me njoftim: I dyshuari është liruar

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për përplasjen mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një lokal në Prishtinë.

Sipas një videoje të publikuar dje, qytetari i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar faturën që kishte pirë në atë restaurant dhe i ka thënë deputetes Pacolli se është “hajne” dhe se duhet t’i vijë marre që “po e vjedh Kosovën”.

Deputetja Pacolli shihet në pamje se ia hedh faturën dhe ngritet në këmbë duke i thënë se “nuk i frikësohet”.

Policia tha se ky qytetar është shoqëruar për intervistim në polici pasi që ai “ka kanosur dy ankuesit”, duke iu referuar deputetes Pacolli dhe personit me të cilin ishte në lokal.

“KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:34Pr/ligji për Specialen, Besnik Tahiri: Ai tashmë është në Qeveri, e ka mbështetjen tonë
  • 13:26Haxhiu: Të hënën seancë e Kuvendit për Hagën, nuk ka pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme
  • 13:26Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka
  • 13:21Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta
  • 13:07Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj