Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se familjarët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim, vendim të cilin ajo ka theksuar se e respekton plotësisht.
Haxhiu theksoi se synimi i kësaj ftese ishte që nga niveli më i lartë shtetëror të shprehej mbështetja institucionale për nevojat dhe kërkesat e këtyre familjeve në këtë moment të ndjeshëm.
"Arsyeja pse kam konsideruar që është e rëndësishme të takohem me familjarët, sepse vlerësoj që në situatën në të cilën jemi, po flas për institucionin e Presidencës, të takohet me familjarët dhe të shpreh mbështetjen tonë për kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë dashur, e respektoj vendimin e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka ripërsëritur gatishmërinë e saj për të qenë pranë tyre në çdo kohë dhe formë:




