Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje në Zubin Potok. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar katër të dyshuar, tre prej të cilëve janë të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 23:35. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas ekzaminimit është konstatuar se kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është planifikuar transferimi në një shtet tjetër për trajtim të mëtejshëm.
