Një përleshje mes disa personave është raportuar sot rreth orës 09:00 në fshatin Polac të Skenderajt, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas Policisë, nga informacionet fillestare dyshohet se i plagosuri është vetëplagosur aksidentalisht, pasi kishte shtënë me armë zjarri në tokë dhe një plumb që kishte bërë rikoshet e kishte goditur në këmbë.
Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
