Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Përleshje në Ferizaj, arrestohen pesë persona – njëri dyshohet se goditi me kaçavidë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 16:02
Përleshje në Ferizaj, arrestohen pesë persona – njëri dyshohet se goditi me kaçavidë

Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve

Policia e Rajonit të Ferizajt është njoftuar për rastin rreth orës 00:15, pas së cilës njësitet reaguese dhe ato të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Gjatë hetimeve, në orët e hershme të mëngjesit policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa gjatë ditës janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Sipas policisë, gjatë intervistimit njëri prej të dyshuarve ka pranuar se gjatë përleshjes ka përdorur një kaçavidë, me të cilën dyshohet se ka goditur njërin prej personave të lënduar.

Policia ka sekuestruar kaçavidën si provë materiale, ndërsa ka siguruar edhe një incizim të incidentit, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore si dëshmi.

Pesë personat e arrestuar janë D.A., 21 vjeç, E.A., 22 vjeç, A.N., 39 vjeç, O.A., 18 vjeç dhe A.A., 22 vjeç.

Personi i lënduar, SH.A., 33 vjeç, i cili po merr trajtim në QKUK, pritet të intervistohet nga hetuesit policorë pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë marrë pjesë në përleshje.

personavjeçferizaj

Të ngjashme

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde

21:47
Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje

Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje

16:44

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit