Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione që lidhen me zhvillimin e veprës penale “Fajdeja”.
Në komunikayën për media bëhet e ditur se hetuesit policorë kanë arritur që dy të dyshuarit të kapen në flagrancë gjatë marrjes së pagesave të kamatës nga viktima, me ç’rast janë arrestuar.

